minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Art Fair Lozanë: Ramë Dardania prezanton veprat e tij të artit në Panairin Ndërkombëtar

0
Art Fair Lozanë: Ramë Dardania prezanton veprat e tij të artit në Panairin Ndërkombëtar

Art Fair, Panairi Ndërkombëtar i Artit, do të zhvillohet në Lozanë nga data 31 tetor deri më 3 nëntor, duke sjellë mbi 100 galeri dhe rreth 6000 vepra artistike nga e gjithë bota. Ky event i madh artistik, i organizuar në hapësirën e njohur ArtFire, do të shërbejë si një platformë unike për prezantimin dhe eksplorimin e artit bashkëkohor global.

 

Fondacioni i Artit Way nga Zvicra do të përfaqësojë artistët e mirënjohur Nevzat Kica dhe Ramë Dardania.

Advertisement

Më 2 nëntor, në një mbrëmje speciale, artisti Ramë Dardania do të jetë i pranishëm për një prezantim të veçantë dhe do të mirëpresë të ftuarit në një aperitiv ekskluziv, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese për të gjithë dashamirësit e artit. /Albinfo.ch

The post Art Fair Lozanë: Ramë Dardania prezanton veprat e tij të artit në Panairin Ndërkombëtar appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit