Austri: Filmi për dëbimin e familjes kosovare fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurt

Pas sukseseve të shumta në arenën ndërkombëtare të filmit “Die unsichtbare Grenze”, filmi për dëbimin e familjes kosovare, kësaj radhe fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurt në Austri, shkruan albinfo.at.

Në këtë film, pos aktorëve të tjerë, luajnë edhe dy aktorë shqiptarë: Labinot Morina si dhe Vjosa Breitender–Lubeniqi.

Vlen të theksohet se filmi “Die unsichtbare Grenze”(Kufiri i padukshëm) i regjisorit austriak Mag.Mark Gerstofer, bart historinë e një familje nga Kosova, përkatësisht depërtimin e tyre nga Austria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tutje filmi po vazhdon ende rrugëtimin e tij me suksese të reja.

Kujtojmë se ky film në tetor të vitit të kaluar ka arritur të fitojë çmim “Oscar” për studentë, ndërkohë vetë regjisori austriak, Mag.Mark Gerstofer, i diplomuar në Akademinë e Filmit në Vjenë, fitoi medaljen në kategorinë “Narrative”. /Albinfo.at

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Austri: Filmi për dëbimin e familjes kosovare fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurt appeared first on Albinfo.