minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bebe Rexha fiton çmim në “Billboard Music Awards”

0
Bebe Rexha fiton çmim në “Billboard Music Awards”

Këngëtarja me famë botërore, shqiptarja Bebe Rexha, në ngjarjen “Billboard Music Awards” ka fituar çmimin Kënga më e mirë e zhanrit “Dance/Electronic” me këngën “I’m Good (blue)” në bashkëpunim me yllin David Guetta, raporton DailyMail, përcjell albinfo.ch

Rexha këtë vit është nominuar në tri kategori: “Top-bashkëpunimi”, “Top-kënga Billboard Global” dhe “Top-kënga Dance/Electronic”.

Shqiptarja gjatë spektaklit bëri edhe një performancë për të cilën u vlerësua lart nga kritikët dhe fansat e saj, të cilët e komplimentuan nëpër rrjetet sociale.

Advertisement

Ajo është shfaqur në tapetin e kuq të ngjarjes e veshur me fustan të zi, të kombinuar me një material vezullues ngjyrë argjendi, të cilin e shoqëroi me doreza të gjata nga një material transparent me ngjyrë të zezë.

Më poshtë, Bebe Rexha dhe Anna Sitar në tepihun e kuq.

Rexha në tepih të kuq ka pozuar edhe bashkë me yllin e TikTok-ut, Anna Sitar e cila kishte veshur një kostum të kuq njëpjesësh.

Ylli tjetër, Taylor Swift, ishte fituesja më e madhe e natës, pasi fitoi 10 mikrofona të artë, duke përfshirë edhe çmimin kryesor “Top Artist”.

Advertisement

Më poshtë postimi i Bebe Rexhës në “Instagram”.

The post Bebe Rexha fiton çmim në “Billboard Music Awards” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit