minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bebe Rexha me vallëzim tradicional në emisionin amerikan: Ne i bëjmë dasmat kështu

0
Bebe Rexha me vallëzim tradicional në emisionin amerikan: Ne i bëjmë dasmat kështu

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour” në SHBA, transmeton albinfo.ch.

Ajo ka ndjekur ‘cover’-at e realizuar nga fansat e saj, ku është mahnitur me versionin në të cilin ata kanë interpretuar këngët e saj.

Teksa komplimentonte dhe theksonte vlerat e secilit prej tyre, Bebe Rexhës i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam.

Advertisement

Ndër versionet e ndryshme të këngëve të saj, Bebes i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i cili kishte realizuar këngën e saj të famshme ‘Say my name’ me tarabuka, me të cilën Bebe filloi menjëherë të kërcejë.

“Opaa, op, o pop”, dëgjohet Bebe Rexha duke thënë përgjatë videos, teksa hap krahët dhe vallëzon në stilin tradicional.

“Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe dhe unë e pëlqeva këtë”, thotë artistja me rrënjë shqiptare përgjatë videos.

Pjesën ku Bebe flet për vallëzimin tradicional, mund ta ndiqni nga minuta e 05:00. /Kultplus

Advertisement

 

 

 

Advertisement

The post Bebe Rexha me vallëzim tradicional në emisionin amerikan: Ne i bëjmë dasmat kështu appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit