minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bilanc pozitiv i festës “Albanifest” në Winterthur

0
Bilanc pozitiv i festës “Albanifest” në Winterthur

Ka përfunduar me sukses “Albanifest”, festa më e madhe popullore në Zvicër, që mbahet për çdo vit. Kjo “për çdo vit” theksohet për shkakun se në Zvicër ka festa edhe më të mëdha se kjo, por që mbahen njëherë në disa vite.

Sidoqoftë, festa me emrin interesant, për këto tri ditë sa ka zgjatur, me rreth 100 mijë pjesëmarrës, ka pasur një rrjedhë të mirë dhe kryesisht paqësore, siç thonë në polici, shkruan albinfo.ch. Ka pasur disa ndërhyrje të policisë dhe u është ofruar ndihmë mjekësore një numri pjesëmarrësish por nuk është regjistruar ndonjë incident serioz.

Advertisement

Për zhurmën më të madhe “janë kujdesur” tifozët e Kombëtares së Zvicrës, të cilët i janë bashkuar festës pas fitores së mbrëmshme ndaj Italisë. Ka pasur mjaft të dehur nga të dyja palët dhe kësisoj nuk ka munguar euforia dhe zhurma në qytet.

Në këtë festë, që konsiderohet si organizim i shoqatave të qytetit dhe regjionit, marrin pjesë me stendat e tyre mjaft shoqata të të huajve. Këtë vit për herë të parë në këtë kuadër është prezantuar Ansambli “Vatra” nga Bülach-u, shkruan albinfo.ch nga vendi i ngjarjes.

Advertisement

Pjesëtarët e Vatrës kanë ofruar muzikë shqiptare, valle me kostume kombëtare por edhe specialitete nga kuzhina shqiptare.

“Albanifest” në Winterthur mbahet nga viti 1971 dhe lidhet me St. Albanin, njëri nga tre të shenjtit e këtij qyteti. St. Albani ka qenë nga Anglia dhe, rrjedhimisht, çdo ngjashmëri e emrit të tij me emrin Alban-er që përdoret për shqiptarët, është e rastësishme. Po kështu me “Albanifest”-innuk duhet të ngatërrohet organizimi i muzikës së popullarizuar  “Alba Festival”, më e madhi organizim shqiptar i muzikës nën qiell të hapur, i cili është mbajtur në javën e kaluar, në Cyrih.

 

The post Bilanc pozitiv i festës “Albanifest” në Winterthur appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit