
Burime të TMZ kanë zbuluar se Dua ishte e ftuar në mesin e shumë personazheve për mbledhjen e fondeve në NYC (në Met Gala), por nuk kishte mundur të marrë pjesë për shkak të xhirimeve të filmit ‘Argylle’, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky film është i pari, në të cilin do ta shohim Duan, ku do të luajë bashkë me disa nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it, si Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara.
Met Gala do të mbahet të hënën, më 13 shtator, pa prezencën e Duas, ku do të shfaqen emra të tjerë të të famshmëve, si Beyonce, Kim Kardashian West, Jennifer Lopez, Rihanna, Harry Styles, Lupita Nyong’o, Camila Cabello, Addison Rae dhe Lewis Hamilton.
The post Dua Lipa ka nisur xhirimet për filmin e saj të parë appeared first on Albinfo.