
Koncerti virtual i Dua Lipës, “Studio 2054”, i mbajtur në kushte pandemie, duket se ka thyer rekordin e shikueshmërisë online, me më shumë se pesë milionë shikime.
Këtë e ka konfirmuar vetë artistja ndërkombëtare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, përmes rrjetit social Twitter, raporton Albinfo.ch.
“Jam më se e lumtur t’ju njoftoj se koncerti i së premtes, ‘Studio 2054’, i ka arritur më shumë se 5 milionë shikime anembanë botës!!! Faleminderit shumë të gjithëve që jeni kyçur online për ta ndjekur atë”, ka shkruar Lipa.
Në këtë koncert virtual të organizuwr nga Sua Lipa, pati edhe performanca të artistëve të tjerë me famë ndërkombëtare, si Miley Cyrus, Elton John, Kylie Minogue e FKA Twigs.
The post Dua Lipa, rekord shikueshmërie në koncertin e saj virtual appeared first on Albinfo.