
Mbrëmjen e djeshme, dy këngëtarët shqiptarë kanë shkëlqyer në ceremoninë e hapjes së Eurovision 2021. Anxhela Peristeri do ta përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa Gjon’s Tears, me origjinë nga Kosova, do të përfaqësojë Zvicrën, transmeton albinfo.ch.
Vendet që bënë prova ishin: Shqipëria, Zvicra, Georgia, Portugalia, Bullgaria, Finlanda, Letonia dhe Danimarka.
Anxhela Peristeri sivjet përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision” me këngën e saj “Karma”.
Nga ana tjetër, edhe shqiptari Gjon’s Tears solli një interpretim të mirë dhe shumë ekspertë të muzikës e shohin si favorit për ta rrëmbyer çmimin kryesor në këtë edicion të Eurovizionit.
The post Dy këngëtarët shqiptarë kanë shkëlqyer mbrëmë në ceremoninë e hapjes së Eurovision 2021 appeared first on Albinfo.