Ekspozitë, “Kujtesa e Kosovës-Adem Jashari, rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”

Në Bibliotekën Kombëtare, është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”.

Aty janë ekspozuar artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës që pasqyrojnë ngjarjet në familjen Jashari me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshinë periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi tha se ideali për të cilin luftoi komandant Adem Jashari me familjen e tij dhe bashkëluftëtarëve të tjerë në Kosovë, u realizua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unike. Me rënien e familjes Jashari për Kosovën po fillonte një epokë e re, epoka drejt çlirimit të Kosovës”, tha Dumoshi.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari që vjen nga familjar Jashari, në këtë ngjarje pati një porosi.

Jashari: Populli që nderon të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt

“Ai popull që nderon dhe respekton të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt”, tha Jashari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare e Kosovës, Fazli Gajraku tha se në këtë ekspozitë për herë të parë janë ekspozuar artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës që pasqyrojnë ngjarjet në familjen Jashari në krye me komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshinë periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.

Gajraku: Familja Jashari, shembull unik në histori

“Fryma dhe shpirti heroik i familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari hapi kapitullin e luftës për liri të popullit shqiptarë të Kosovës. Kjo familje dha gjithçka për liri për t’u bërë shembull unik në histori”, tha ai.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 19 mars të këtij viti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ekspozitë, “Kujtesa e Kosovës-Adem Jashari, rrëfime për të bëmat dhe heroizmin” appeared first on Albinfo.