Filmat e realizuar me Inteligjencë Artificiale mund të fitojnë çmimet kryesore në “Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) dhe mjeteve digjitale nuk do të ndikojë negativisht në shanset për të fituar çmimet kryesore në ceremoninë e “Oscar”-it.

Kjo lëvizje erdhi pas një rishikimi të rregullave të Akademisë, të cilat u bënë të ditura javën e kaluar, dhe pas përdorimit të AI-së në disa filma të vlerësuar me çmime kryesore vitin e kaluar, transmetom albinfo.ch.

Sipas rregullave të reja, filmi i realizuar me asistencën e teknologjive të tilla si AI nuk do të përjashtohet nga mundësia për të arritur një nominim, përkundrazi, mund të kontribuoni në arritjen e këtij qëllimi. Akademia theksoi se megjithatë, do të vazhdojë të marrë në konsideratë përfshirjen e elementeve njerëzore në procesin e përzgjedhjes dhe vlerësimit të fituesve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshimet u bazuan në rekomandimin e Këshillit të Shkencës dhe Teknologjisë të Akademisë, i cili ka shqyrtuar ndikimin e AI-së në industrinë e filmit. Po ashtu, si pjesë e rregullave të reja, anëtarët e Akademisë do të kenë për detyrë të shikojnë të gjithë filmat e nominuar për çmimet, para se të marrin pjesë në rundin përfundimtar të votimit.

Teknologjitë e AI-së kanë shpërthyer në industrinë e filmit pas suksesit të disa filmave të vitit të kaluar që përdorën AI për të përmirësuar performancat aktoriale dhe elementët vizualë. Për shembull, aktori Adrian Brody fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin në filmin “The Brutalist”, ku AI ndihmoi në përmirësimin e theksit të tij në një gjuhë të huaj.

Përdorimi i AI-së është bërë gjithashtu një temë diskutimi e nxehtë pas përdorimit të tij për të përmirësuar zërin në muzikale, si në rastin e “Emilia Perez”, fituesit të “Oscarit” për filmin më të mirë muzikor. Megjithatë, përdorimi i AI-së ka ngritur shqetësime të aktorëve dhe këngëtarëve, të cilët kanë shprehur frikën për ndikimin që kjo teknologji mund të ketë në karrierën e tyre, duke përfshirë mundësinë e humbjes së vendeve të punës.

The post Filmat e realizuar me Inteligjencë Artificiale mund të fitojnë çmimet kryesore në “Oscar” appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";