Filmat zviceranë fitojnë çmime në festivalin e filmit në Berlinale

Tre filma zviceranë janë vlerësuar me çmime speciale në festivalin e 72-të të filmit Berlinale në kryeqytetin gjerman, përcjell albinfo.ch.

Regjisori Michael Koch nga Lucerni fitoi të mërkurën në kategorinë e jurisë “International” për filmin e tij “Drii Winter”. Cyril Schäublin fitoi çmimin për regjinë më të mirë për filmin e tij “Unrueh” në kategorinë e jurisë “Takime”.

Bashkëprodhimi “A vendredi, Robinson”, i regjisores Mitra Farahani, fitoi një çmim special të jurisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njëmbëdhjetë filma zviceranë ishin në garë për çmime në Berlinale të këtij viti, një festival 11-ditor që renditet së bashku me Kanën dhe Venedikun në mesin e kinemasë më të mirë të Evropës, përcjell tutje albinfo.ch.

The post Filmat zviceranë fitojnë çmime në festivalin e filmit në Berlinale appeared first on Albinfo.