minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Filmi i Norika Sefës është shpallur filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin ndërkombëtar “Beldocs” në Beograd

0

Bëhet e ditur se filmi shqiptar që konkuroi për çmimin e filmitme të mirë të shkurtër e ka përmbyllur rrugëtimin në Beograd, filmi “Si e verdhë e sëmurë” i Norika Sefës.

Ky film ka triumfuar në edicionin e 17-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar “Beldocs” që përshkruhet si “oponencë absolute e çdo censure, autocensure apo frenimi të krijimtarisë artistike”. Megjithatë, politika edhe këtu ka shenjën e vet, përcjell albinfo.ch.

Festivali që zë fill prej vitit 2008 në edicionin e 17-të prej 22 deri me 28 maj ka shfaqur 103 filma, prej tyre një premierë evropiane, 59 rajonale e 24 serbe. 

Advertisement

“Si e verdhë e sëmurë”, kishte premierën sivjet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam. Dokumentari i Sefës – emër i njohur i gjeneratës së re të kineastëve – merret me të kaluarën. Videokasetat familjare janë subjekt i këtij projekti që ka garuar në Beograd, ku Kosova është paraqitur me fusnotë dhe shpjegimin për mosparagjykim të statusit të saj.  

Sipas përshkrimit që i bëhet projektit kinematografik që është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi është një thurje nga materialet arkivore të videokasetave të tregimeve familjare që nuk janë më. 

Dokumentari 23-minutësh prodhim i shtëpisë fimike “CMB”, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin është vlerësuar lart në festivalin që synon të jetë “oponencë absolute e çdo censure, autocensure apo frenimi të krijimtarisë artistike”. 

The post Filmi i Norika Sefës është shpallur filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin ndërkombëtar “Beldocs” në Beograd appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit