minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Filmi “Nëna Terezë dhe Unë” filloi rrugëtimin e tij në Zvicër

0
Filmi “Nëna Terezë dhe Unë” filloi rrugëtimin e tij në Zvicër

Në një atmosferë mbresëlënëse dhe emocionale, mbrëmë (24.10.2022), në hapësirat e Kino Le Paris në Zürich, filloi rrugëtimin e tij në Zvicër filmi “Nëna Terezë dhe Unë”, një produkcion zviceran – indian në regji të dhe skenar të Kemal Musales.

Filmi paraqet një naracion të ndërthurur në dy histori paralele ndër breza, atë Nënës Terezë, mjeshtërisht të luajtur nga aktorja  Jacqueline Fritschi-Cornaz, dhe të Kavitës (Banita Sandhu) – dy grave të cilat përfundimisht i binden thirrjes  së tyre, pavarësisht dyshimeve të mëdha personale me të cilat ballafaqohen në jetë.

Këto histori të ndërthurura na tregojnë Nënë Terezën, gruan mbrapa mitit, në një dimension krejtësisht të ri.

Advertisement

Përkatësia shqiptare e Nënës Terezë dhe prejardhja e saj nga Shkupi, përbëjnë elemente të rëndësishme në këtë film. Aq më tepër që shfaqja e tij e parë në Zvicër u nderua me fjalë rasti nga Përfaqësuesja permanente e Republikës së Maqedonisë së Veriut në OKB në Gjenevë, Ekselenca e saj znj. Teuta Agai-Demjaha dhe nga ana e Drejtorit të Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup, z. Naser Curri.

Me këtë rast, z. Curri, në shenjë mirënjohjeje, aktores Jacqueline Fritschi-Cornaz i dhuroi një medaljon me portretin e Nënës Terezë.


Poster Mother Teresa


Filmi do të fillojë të shfaqet për publikun në pjesën gjermane të Zvicrës prej 27.10.2022, ndërsa në atë franceze, prej datës 07.12.2022.  Për më tepër informata lidhur me orarin e shfaqjeve të filmit konsultoni këtë faqe: Louise va au Cinema.

Advertisement

 

The post Filmi “Nëna Terezë dhe Unë” filloi rrugëtimin e tij në Zvicër appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit