Regjisorja shqiptare, Luana Bajrami, jeton me familjen e saj prej vitit 2008 në Francë, shkruan albinfo.ch.

Ajo është në një moshë fare të re, por tashmë ka një karrierë mjaft të spikatur në kinematografi.

Fillimet e artistes kanë qenë si aktore, ku interpretimin e saj të parë e ka bërë në filmin e vitit 2011, “Zgjedhja e Adeles”, si personazhi i një studenteje 8-vjeçare shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bajrami është shpallur regjisorja më e mirë në festivalin “PriFest”, me filmin “Luaneshat e Kodrës”, i cili është një prodhim kosovaro-francez dhe në atë kohë e çoi Kosovën në Festivalin e Filmit në Kanë me filmin “Luaneshat e Kodrës”.

Regjisorja dhe aktorja shqiptare po zhvillon karrierën në Francë dhe së shpejti priten projekte të reja. /Albinfo.ch

The post Francë: Regjisorja shqiptare, me karrierë të spikatur në kinematografi appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";