minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Grupi “Ilirët” hedh sërish vallen për ruajtjen e trashëgimisë folklorike

0
Grupi “Ilirët” hedh sërish vallen për ruajtjen e trashëgimisë folklorike

Me 18 shtator 2021 , komuna e Chavannes-près-Renens organizon festën e madhe të quajtur «  Këtu komuna e Chavannes » ku grupi Ilirët do fillojnë programin që nga ora 13:00 duke paraqitur progamin e tyre për një orë të tërë . Në ketë manifestim muzikor do shfaqën edhe grupet muzikore italiane, portugeze, spanjolle si dhe grupët e të rinjëve të kësaj  komune.

Kjo festë e madhe është një ngjarje e mirë për rajonin e komunave perëndimor të Lozanës, si dhe vetë kantonin Vaud. Ky takim do të bashkojë të gjithë brezat në një kontekst muzikor dhe festivë me ç’rastë banorët do të mund të zbulojnë pasurin kulturave të ndryshme. Një festival i tillë folklorik mishëron një mjetë të dobishëm për ruajtjen, promovimin dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore jomateriale, dhe këtë,  veçanërisht përmes zhanreve të shprehjes si muzikës, vallëzimit, ritëve, zakoneve, njohurive artizanale dhe artistike, etj. Për të kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në ruajtjen dhe rritjen e identitetit dhe diversitetit kulturor, një festival folklorik duhet të zhvillohet në një kontekst të përshtatshëm kulturor.

Ilirët e konsiderojnë rëndësinë e trashëgimisë kulturore jomateriale, shkrirjen e diversitetit kulturor si garantues të zhvillimit të qëndrueshëm, siç nënvizohet nga Rekomandimi i UNESCO -s mbi ruajtjen e kulturës tradicionale dhe popullore të vitit 1989, nga Deklarata Universale e UNESCO -s mbi Diversitetin Kulturor të vitit 2001 dhe nga Konventa për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Advertisement

Kjo festë do bashkon artistët në një atmosferë paqeje dhe miqësie. Me programet e tyre të këtyre komuniteteve, të cilat i bëjnë të njohura traditat e vendeve të tyre për pjesëmarrësit e tjerë dhe për publikun e gjerë, ato kontribuojnë në respektimin e trashëgimive dhe traditave kulturore të popujve.

Për më shumë informata, vegëza në vijim:

https://www.chavannes.ch/vivre-à-chavannes/1267-fête-ici-chavannes.html

The post Grupi “Ilirët” hedh sërish vallen për ruajtjen e trashëgimisë folklorike appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit