minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki

0
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki

Mbrëmë në Galerinë “Luckan” në Helsinki, në Finlandë, u hap ekspozita personale e piktorit Haki Xhakli, me titullin “Jehona e qëndrueshmërisë”, përcjell albinfo.ch.

Ekspozita përmban 26 piktura me vlera unike, që paraqesin cikle të ndryshme të periudhave para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Fjalën e rastit në hapje, përveç autorit Xhakli, e mori edhe kuratori Larrie Griffis, producent dhe përgjegjës për kulturë në qendrën kulturore “Luckan”, i cili foli për rëndësinë e ekspozitës dhe bashkëpunimin me artistët ndërkombëtarë, siç është rasti i Kosovës, si dhe për krijimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve.

Advertisement

“Krijimtaria ime shpreh ndërveprimin e thellë me kulturën dhe historinë tonë, duke paraqitur bukurinë dhe vendosmërinë e popullit tim për të përballuar sfidat dhe vuajtjet. Me simbole të thella dhe ngjarje të lashta, pikturat e ekspozuara këtu në Helsinki përshkruajnë trashëgiminë tonë dhe shpirtin tonë të palëkundshëm, por edhe të ardhmen e ndritur”, ka thënë Xhakli.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë në qendrën kulturore Luckan Helsinki, deri më 30 maj.

 

 

Advertisement

 

 

The post Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit