
Freskim Rama, 25-vjeçari nga Kosova, ka marrë pjesë në programin për zbulimin e talentit në Amerikë, “Amerikan Idol”.
I njohur si “Kimi”, ai këndoi këngën “Heal” nga Tom Odell, para yjeve Luke Bryan, Katy Perry e Lionel Richie.
Pas kësaj, atij nga juria iu kërkua të këndojë në gjuhën shqipe. Kimi këndoi këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime”, ku i regoi jurisë se kjo këngë flet për mërgimin dhe mbajtjen në zemër të vendlindjes.
Kimi ka treguar se është larguar si i vetëm nga Kosova dhe ka gjashtë vjet që s’e ka parë familjen e tij. Ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të ëndrrës për këndim.
Në prezantimin e tij, Kimi ka treguar për sëmundjen e së ëmës, nga e cila ka thënë se e ka trashëguar talentin në këndim. Madje juria është lidhur në një thirrje direkte me familjen e Kimit në Kosovë.
Pas interpretimit në shqip, Kimi mori tri vota pro për të kaluar tutje.
The post Kënga shqipe jehon në “American Idol” appeared first on Albinfo.