minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Këngëtari i vetëm nga Kosova që do të këndojë përkrah Bregoviqit në Korçë

0
Këngëtari i vetëm nga Kosova që do të këndojë përkrah Bregoviqit në Korçë

Festivali i Birrës në Korçë organizuar po nga Bashkia e Korçës do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptar do ketë edhe nga ata të huaj.

Në një prononcim për Gazetën Online nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli fillimisht foli për artistët të cilët u tërhoqën nga pjesëmarrja.

“Artistët nga Kosova janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre. Kishim Dafina Zeqirin, Capital T, grupin “NA”, por që u tërhoqën. Edhe Dren Abazi, por ai për arsyet e tij personale”, deklaroi nënkryetarja e Bashkisë Korçë.

Advertisement

Tutje, ajo bëri me dije se vetëm këngëtari Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët”, i njohur si Shemi, është i vetmi nga Kosova që do të performojë para publikut në Korçë, përcjell Albinfo.ch.

“Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës, do të thotë vetëm këta emra kishim nga Kosova, por që vetëm Shemi ka pranuar. Ndërsa do ketë një bandë nga brazili, një greke si dhe emra të tjerë shqiptarë”, përfundoi Themeli.

Tanimë ka filluar shitja e biletave ka filluar për këtë event, çmimi i të cilave është 8 euro.

 

Advertisement

The post Këngëtari i vetëm nga Kosova që do të këndojë përkrah Bregoviqit në Korçë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit