Komuna e Gjon Tears, Broc, do të organizojë një festë për “heroin” e saj

Komuna Broc e Kantonit të Freiburgut do të organizojë një aheng këtë verë për heroin e saj, pjesëmarrësin në Eurovision, Gjon Tears që vjen nga ky lokalitet.

“Nuk do të ketë festë spontane dhe të menjëhershme të shtunën,” ka thënë kryebashkiaku i komunës Broc, Claude Cretton të premten për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

“Ne jemi duke pritur që masat mbrojtëse të koronës të zbuten në mënyrë që të mund të kemi sa më shumë njerëz me vete”, transmeton albinfo.ch.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas kryetarit të bashkisë, data do të varet shumë edhe nga fakti sa do të jetë i lirë këngëtari, i cili aktualisht është shumë i zënë. Gjon Tears, i cili në të vërtetë quhet Gjon Muharremaj, është me origjinë shqiptare-kosovare dhe jeton në Broc në rajonin Gruyère të Friburgut.

Të enjten në mbrëmje në Roterdam ai u kualifikua në finalen e konkursit të 65-të të këngës Eurovision me “Tout l’Univers”, pëercjell albinfo.ch. Është hera e dytë radhazi që një zviceran ka arritur fazën e fundit të konkursit, pas Luca Hänni nga Berna në vitin 2019.

22-vjeçari Gjon Tears madje një nga favoritët më serioz për titullin.

The post Komuna e Gjon Tears, Broc, do të organizojë një festë për “heroin” e saj appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";