Kori i Filharmonisë së Kosovës do të përformojë me një program të mrekullueshëm në Itali

Bëhet e ditur se në qytetin me traditë të vjetër muzikore, në Romë, Kori i Filharmonisë do të shpalosë programin e pasur me vepra shqiptare e botërore. Me tri koncertet që shpalosin artin e zërave, institucioni do të prezantohet këtë muaj para publikut të njërës prej kryeqendrave të muzikës klasike. “Palladium Teatro” në Romë, i ndërtuar midis viteve 1926 dhe 1927, do të jetë stacioni i parë në Itali i Korit të Filharmonisë së Kosovës. Do të jetë në përcjellje të sopranos italiane Federica Raja, mexosopranos Marta Lotti, po ashtu nga Italia e tenorit Charles-Isaac Denys

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ju fton të merrni pjesë në koncertin e Korit të Filharmonisë së Kosovës, në Konservatorin Santa Cecilia në Romë, transmeton albinfo.ch.

Koncerti do të mbahet më datë datën 27 mars 2024, ora 20:30, në Sallën Akademike të Konservatorit (Via dei Greci, 18, Roma), ku Kori i Filharmonisë do të përformojë me një program të mrekullueshëm nën drejtimin e Dirigjentit të mirënjohur Rafet Rudi, me praninë e violinistes Sihana Badivuku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hyrja është e lirë, mjafton të dërgoni një email për të rezervuar në: embassy.italy@rks-gov.net

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kori i Filharmonisë së Kosovës do të përformojë me një program të mrekullueshëm në Itali appeared first on Albinfo.