
Në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë – Transilvania 2022, që u mbajt në Rumani, juria vlerësoj me çmimin e dytë, kitaristin nga Kosova, Ledion Halitaj, shkruan albinfo.ch.
Ai rrëmbeu çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival” në kategorinë deri në 13 vjeç.
Ledioni tashmë është fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë në Transilvani të Rumanisë.
Ai pati zënë vendin e parë në kategorinë “Junior”, dedikuar për grup-moshat deri në dhjetë vjeç, si dhe çmimin e parë në Kategorinë e Parë, ku pjesëmarrësit ishin qenë deri në moshën 12 vjeçare.
Ndërkohë që në festivalin e fundit, ai mori çmimin në kategorinë deri në 13 vjeç. Vlen të theksohet se në këtë festival kanë marrë pjesë shumë kitaristë nga 18 shtete të botës. /Albinfo.ch
The post Ledion Halitaj, fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival” appeared first on Albinfo.