
Siç ka raportuar para disa ditësh albinfo.ch, në Leipzig është hapur Panairi i Librit dhe pjesë e tij edhe këtë vit ishin librat nga Kosova, që u përfaqësuan nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e cila prezantoi në shtandin e saj botimet më të reja të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Shtandi i Kosovës në panair u vizitua nga përfaqësues të Panairit të Librit në Lajpcig, po ashtu nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ambasadorja e Shqipërisë në Berlin, Adia Sakiq dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela.
Pjesëmarrja e Kosovës në Panairin e Librit në Leipzig u përkrah nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
The post Librat shqip nga Kosova u prezantuan me sukses në Panairin e Librit në Leipzig appeared first on Albinfo.