
Marigona Qerkezi ka një krijimtari të pasur artistike si soprano e shquar, ka shkelur shumë skena anembanë botës dhe vazhdon të marrë role të mëdha në shumë evente artistike, shkruan albinfo.ch.
Me zërin e saj të fuqishëm dhe me paraqitjet dinjitoze artistike ajo është fituese e shumë çmimeve të rëndësishme.
Ajo së fundmi ka bërë të ditur se do të debutojë në në teatrin e St.Gallen, në Zvicër.
Advertisement
“Jam shumë e emocionuar që do të kthehem nesër në Teatrin St. Gallen për të performuar si Elvira ime e dashur në “Ernani” të Verdit”. Mezi pres ta sjell edhe një herë në jetë këtë personazh magjepsës”, shkruan ajo.
The post Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit appeared first on Albinfo.
Advertisement