minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Marubi”, ndër 50 muzetë europianë më të suksesshëm

0
“Marubi”, ndër 50 muzetë europianë më të suksesshëm

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, ndër 50 muzet europianë që kanë sjellë risi të jashtëzakonshme në cilësinë publike gjatë katër dekadave të fundit, transmeton albinfo.ch.

Routledge, e cila ka bërë përzgjedhjen në numrin e radhës “Rishikimi i Muzeve Influencues, katër dekada të inovacionit dhe cilësisë publike në muzetë europiane”, shkruan se kjo përzgjedhje kap më së miri aftësinë e madhe të këtyre muzeve për t’iu përgjigjuar nevojave shoqërore në ndryshim.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është i pari muze fotografie në Shqipëri, i hapur në maj 2016 nga koleksioni i ish- Fototekës Kombëtare “Marubi”.

Advertisement

Historia e fotografisë në Shqipëri fillon me italianin Pietro Marubbi, i cili u vendos në qytetin e Shkodrës në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Këtu ai hapi studion e parë të fotografisë në vitin 1856.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ruan dhe promovon vlerat e një koleksioni fotografik që shtrihet nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri në fundin e shekullit njëzet, pjesë e të cilit janë Marubët e pasardhësit e tyre që kanë dokumentuar momente të rëndësishme të jetës shoqërore, kulturore, sportive e deri politike, duke fiksuar kështu rrjedhën e pakthyeshme të kohës. /Albinfo.ch

 

The post “Marubi”, ndër 50 muzetë europianë më të suksesshëm appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit