Mbahet takimi letrar “Eja me vjeshtën”

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, me seli në Cyrih, në vazhdën e aktiviteteve të saj të rregullta, mban më 1 tetor manifestimin letrar “Eja me vjeshtën”.

Në këtë pasdite letrare që do të mbahet në ambientet e bibliotekës “Pestalozzi” do të ketë takime me krijues, prezantim librash, lexim poezish, bashkëbisedim në mes të pjesëmarrësve si dhe muzikë të zgjedhur.

Takimi mbahet ditën e shtunë, më 1 tetor, me fillim në orën 16.30 në Bibliotekën “Pestalozzi”, në adresën: Norastrasse 20, 8004, Zürich.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mbahet takimi letrar “Eja me vjeshtën” appeared first on Albinfo.