minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mbrëmje kulturore në Bibliotekën “Pestalozzi” të Cyrihut

0
Mbrëmje kulturore në Bibliotekën “Pestalozzi” të Cyrihut

Të premten, më 8 nëntor, me fillim nga ora 19:00, në Bibliotekën “Pestalozzi” në PBZ Hardau të Cyrihut, do të ketë një mbrëmje të veçantë poetike dhe artistike. Bëhet fjalë për promovimin e librit “Kumbime”, me përkthime të poezive nga letërsia botërore, të përkthyeses së dëshmuar letrare, Irena Dono Jorgaqi.

Ambientet e bibliotekës tashmë të njohur për aktivitetet e saj kushtuar kulturës shqiptare, do të stolisen nga pikturat e bukura të Mira Donos.

Atmosferën e mbrëmjes do ta fisnikërojë edhe prania muzikore, gjegjësisht këngët qüe do të interpretojë këngëtarja e njohur shqiptare Mimoza Selimi, e cila jeton dhe krijon në Zvicër.

Advertisement

Adresa: PBZ Bibliothek Hardau, Norastrasse 20, 8004 Zürich
Koha: 08. Nëntor, nga ora 19.00

The post Mbrëmje kulturore në Bibliotekën “Pestalozzi” të Cyrihut appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit