
Në kuadër të aktiviteteve të parapara për vitin 2022, Sh.K. “Vëllazërimi kombëtar“, me iniciativë të mikut të shoqatës, artistit Naski Abdixhiku, organizon një mbrëmje me filma të metrazhit të shkurtër të disa regjisorëve shqiptarë.
Evenimenti do të mbahet këtë të shtunë, më 19 mars në Flamatt (FR), në këtë adresë: Austrasse 14, 3175 Wünnewil-Flamatt
Mbrëmja është paraparë të ndahet në dy pjesë dhe me këtë program:
Pjesa e parë (18:00 – 20:00)
– Fjala hyrëse e organizatorëve
– Projektimi i filmave: “Çlirimi”, 28 min (regjisor: Burim Haliti); “Hekurishtja”, 25 min (regjisor: Burim Haliti); “Piano”, 26 min (regjisor: Xhelal Haliti)
Bisedë me regjisorët
Pauzë e shkurtë
Pjesa e dytë (20:00 – 21:00)
– Projektimi i filmave: “Skenari i nënës”, 42 min (regjiisor: Kastriot Saqipi); “Lorin”, 3.20 min (regjisor: Ajas Kuliçi)
Bisedë me regjisorët
Mbrëmja do të përmbyllet me një aperitiv modest dhe bisedë të lirë mes pjesëmarrësve dhe regjisorëve.
Evenimenti përkrahet financiarisht nga z. Shenasi Hetemi.
https://www.youtube.com/embed/r4gTede70MI“
The post Mbrëmje me filma të metrazhit të shkurtë dhe bisedë me regjisorët appeared first on Albinfo.