
Filmi “Arbëria” është e para vepër me metrazh të gjatë në gjuhën arbëreshe, trajton trashëgiminë kulturore dhe lidhjet e forta të komuniteteve arbëreshe që jetojnë mes Kalabrisë dhe Bazilikatës, transmeton albinfo.ch.
Filmi, nga sot (23 dhjetor), do të shfaqet në platformën e filmave Netflix.
Me regji të Francesca Oliverit, filmi pasqyron lidhjet e forta të rrënjëve dhe trashëgimisë kulturore të pakicës që jeton në disa fshatra në Kalabri dhe Bazilikatë.
Me aktoren protagoniste Caterina Misasi, tashmë fituese e Çmimit Publik në festivalin e filmit Dea në Tiranë, “Arbëria” është filmi i parë tërësisht artistik në gjuhën arbëreshe në histori.
The post Netflix do të flasë shqip, filmi shqiptar, pjesë e platformës nga sot appeared first on Albinfo.