
Pianisti shqiptar, Kostandin Tashko, jeton dhe ushtron profesionin e tij në Trieste, Itali, përcjell albinfo.ch.
Ai ka përfunduar studimet master në Konservatorin e Muzikës “Giuseppe Tartini” dhe është vlerësuar nga shumë juri kombëtare dhe ndërkombëtare për talentin e tij.
Advertisement
Së fundmi, Tashko ka zënë vendin e 2-të në Konkursin Ndërkombëtar të Pianistëve “Palma D’oro” – Finale Ligure dhe ka fituar çmimin Recital si dhe të Publikut në qytetin e Donzdorf, pasi performoi koncertin “Mozart K415”.
“Një javë intensive dhe e bukur me gjithsej 5 raunde (4 raunde në 5 ditë)”, citon ai.
Advertisement
The post Pianisti shqiptar, storie suksesi në Itali appeared first on Albinfo.