
Në qytetin Weinfelden të Zvicrës u prezantuan vlerat kulturore shqiptare në festën e kombeve, shkruan albinfo.ch.
Me datë 28.08.22 në Weinfelden është organizuar një festë e kombeve, ku Ansambli “Drita” me grupin e valltarëve të vegjel nga Zvicra përfaqësuan vlerat e mirëfillta kulturore me veshjet e tyre kombëtare në emër të Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu, mërgimtari, Anton Berisha sëbashku me familje kishin pregaditur ushqime tradicionale për 300 persona.
E veçanta e kësaj feste ishin veshjet kombëtare të rajoneve të ndryshme të Kosovës, me theks të veçantë veshja e Dukagjinit.
Haradin Gashi, nga Ansambli “Drita” ka vite të tëra që e menaxhon këtë ansambel dhe në çdo festë organizon grupet e valltarve shqiptarë në shtetin e Zvicrës. /Albinfo.ch
The post Prezantohen vlerat kulturore shqiptare në Weinfelden të Zvicrës appeared first on Albinfo.