
Bëhet e ditur se filmi “Prishtinë 2002”, me regji nga Trendelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci, është përzgjedhur të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Reykjavik të Islandës, i cili do të mbahet nga 28 shtator deri më 8 tetor, përcjell albinfo.ch.
Si projekt i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosoves, filmi pati premierën botërore në Clermont-Ferrand International Film Festival në Francë. Shfaqja e filmit vazhdoi edhe në shumë festivale të tjera dhe së fundmi fitoi Çmimin e Kategorisë Kombëtare në DokuFest.
Këto arritje janë dëshmi e qartë e potencialit të krijuesve të Kosovës dhe e mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës përgjatë rrugëtimit të tyre.
The post “Prishtinë 2002”, në ekranet e festivalit më të madh të filmit në Islandë appeared first on Albinfo.