Ramë Lahaj këndon shqip në Hamburg

Ramë Lahaj ka kënduar në Elbphilarmonie të Hamburgut, këngën shkodrane “Bishtalecat palë-palë”, e cila është mirëpritur nga publiku.

“Kënga shqipe u mirëprit e u duartrokit fuqishëm në Elbphilharmonie, një nga sallat koncertale më prestigjioze në botë. Të gjitha i kemi, veç dinjitetit me u mobilizu një herë e mirë, për me ja tregu botës anën tonë të mrekullueshme”, shkruan Ramë Lahaj në rrjetet sociale, përcjell Albinfo.ch.

Koncerti në Elbphilarmonie të Hamburgut ishte së bashku me të madhin Placido Domingo, sopranon Micaela Oeste dhe dirigjentin e Kameratës së Hamburgut, Eugene Kohn.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Ramë Lahaj këndon shqip në Hamburg appeared first on Albinfo.