Rita Ora bëhet imazhi më i ri i shtëpisë së njohur të modës “Prada”

Rita Ora ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë gjashtë milionë euro për t’u bërë fytyra promovuese e markës së famshme të modës, “Prada”, përcjell albinfo.ch.

Rita Ora ka qenë e rregullt në shfaqjet e modës të firmës italiane në vitet e fundit – dhe u vesh me një fustan magjepës të “Prada”-s në Met Gala 2021, të mbajtur në New York vjeshtën e kaluar, shkruan The Sun.

Anëtarja e jurisë së spektaklit “The Masked Singer” ka pasur më parë fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive, “Adidas”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një burim i afërt me këngëtaren tha për The Sun: “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes”.

“Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton”, tha burimi.

Thuhet se ajo ka tetë milionë funte (9.6 milionë euro) në biznese, përkatësisht firmat e saj të regjistruara me emrat ‘Ora Live’ dhe ‘Ora Multi Services’, dhe 12 milionë funte (14.4 milionë euro) në pasuri të paluajtshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Rita Ora bëhet imazhi më i ri i shtëpisë së njohur të modës “Prada” appeared first on Albinfo.