
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur së fundmi në një intervistë për “The Telegraph”, për albumin e saj më të ri në ardhje, si dhe për sfidat që e kanë përshkruar në rrugën drejt suksesit. Por po ashtu ka folur edhe për shumë detaje të tjera, përfshirë edhe të kaluarën e saj.
Rita nuk e fsheh që mbetet shumë e lidhur me prindërit e saj.
“Kishte thjesht dashuri dhe qëndrueshmëri në shtëpinë tonë. E gjitha kishte të bënte me të qenit i sjellshëm, i respektueshëm dhe punën,” thotë ajo.
Ajo është krenare për trashëgiminë e saj. E lindur Rita Sahatçiu në Prishtinë, në vitin 1990, ajo u soll në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate, duke u vendosur të jetontenë një dhomë, në perëndim të Londrës. Babai i saj musliman ishte një mësues që e rishpiku veten si qiradhënës, duke punuar me dy turne për të mbajtur tre fëmijët e tij, ndërsa nëna e saj ishte kameriere dhe studionte për t’u bërë psikiatre, e cila gjithashtu i mbijetoi edhe kancerit të gjirit.
“Mamaja ime thoshte: ‘Ti je një nga unë, e ke gjakun tim në venat e tua’. Është mentalitet shqiptar: çfarëdo që të ndodhë, ngrihuni, vazhdoni me të. Vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të lulëzoni,” kujton Ora.
The post Rita Ora flet për mentalitetin shqiptar: Nuk të lë të dorëzohesh, duhet të ngrihesh edhe nëse bie appeared first on Albinfo.