Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor shqiptar

Në Muzeun Etnografik të Tiranës, të cilin Bashkia e këtij qyteti ka vendosur ta krijojë brenda ndërtesës së “Sarajeve të Toptaneve”, tash e tutje do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja Rita Ora, e ka veshur në videoklipin e këngës hit “Gunna”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur lajmin për dhurimin e kostumit popullor nga këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, transmeton Atsh përcjell Albinfo.ch.

“Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, theksoi Veliaj, transmeton Albinfo.ch.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor shqiptar appeared first on Albinfo.