
Ditë më parë, filmi me produksion kosovar “Zgjoi” ka shënuar një arritje historike në historinë kinematografike të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky film u shpërblye me tri çmime të rëndësishme në një prej festivaleve me renome botërore, “Sundance Film Festival”.
Çmimet ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më e mirë’, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në ShBA, shkuan për filmin me regji të Blerta Bashollit.
E duket se një arritje e tillë historike e Kosovës i ka rënë në sy edhe pop yllit shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Artistja e lindur në Prishtinë kandarë me 16 milionë ndjekësit e saj në InstaStory njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) njoftimin për suksesin e filmit “Zgjoi”, të shënuar pak ditë më parë. /Albinfo.ch
The post Rita Ora i gëzohet suksesit të filmit “Zgjoi”, publikon në rrjetet sociale appeared first on Albinfo.