
Kleofina Pnishi, tashmë është emër suksesi në shumë fusha në shtetin e Francës.
Përveç që zotëron një emër të veçantë, është femra shqiptare shumë e suksesshme në fusha të ndryshme të jetës. Energjia dhe ambiciet e saj për jetën janë të mëdha dhe asnjëherë nuk i ndali përpjekjet duke punuar për to, shkruan albinfo.ch.
Artistja Kleofina Pnishi, jeton me familjen e saj që nga fundi i viteve ’90 në Francë.
Pnishi është diplomuar për aktrim, por ajo ka një karrierë të suksesshme si modele dhe së fundmi po debuton në fushën e muzikës.
Kleofina ka qenë pjesë e serialit “Le Mystere” dhe në vitin 2017 është shpallur “Miss Provence” në Francë, shkruan tutje albinfo.ch.
Projekti i saj muzikor, i cili titullohet ”Better Everyday”, është dhe kënga e saj e parë.
Kleofina pavarësisht se është në fillimet e dubutimit të saj, ajo është duke punuar fort për të depërtuar në tregun botëror dhe çdoherë e më shumë po bëhet një emër suksesi në fushën e muzikës. /Albinfo.ch.
The post Shqiptarja nga Franca, një aktore e diplomuar, modele dhe këngëtare appeared first on Albinfo.