
Projekti i ri i Dua Lipës u publikua sot. Muaji shkurt rezulton të jetë me fat për këngëtaren shqiptare, pasi “Levitating” me DaBaby arriti të renditet e pesta në “Hot 100 Chart” të Billboard, ndërkohë që albumi me mbishkrimin “Future Nostalgia”, e realizuar nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është vlerësuar si albumi më i dëgjuar, transmeton albinfo.ch.
Dua Lipa ka shpërndarë në “Instagram” vlerësimin nga Spotify, ku “Future Nostalgia” zë vendin e dytë, duke u ngjitur kështu në renditje në krahasim me disa javë më parë, kur renditej në vend të tretë.
Fansat e Dua Lipës janë të emocionuar dhe pritet që kjo këngë do të jetë një debutim tjetër i suksesshëm për Dua Lipën. /Albinfo.ch.
The post Sot publikohet kënga “We’re Good”, nga Dua Lipa appeared first on Albinfo.