
Bëhet e ditur se të mërkurën, më 9 nëntor 2022, në orën 20:00, do të mbahet një koncert përvjetor i Fondacionit Lalive në Victoria Hall, Gjenevë, shkruan albinfo.ch.
Për të festuar 25-vjetorin, Fondacioni Lalive ka zgjedhur të organizojë tri koncerte të jashtëzakonshme në ambientet më prestigjioze në Zvicrën frëngjishtfolëse.
E veçanta e këtij koncerti është se do të jenë pjesë dy solistë të klasit botëror. Violinisti Tedi Papavrami, fitues i Çmimit të Parë në konkursin ndërkombëtar prestigjioz Sarasate në vitin 1993, muzikant i njohur i klasit botëror, anëtar i Kuartetit Schumann dhe profesor në Universitetin e Muzikës në Gjenevë.
Po ashtu edhe violonçelisti Xavier Phillips do të jetë pjesë e koncertit, një mësues në Haute Ecole de Musique de Lausanne, diskografia e rëndësishme e të cilit është vlerësuar shumë herë.
Vlen të theksohet se ky koncert do të jetë falas.
Për më shumë detaje lidhur me këtë koncert, klikoni KETU
The post Tedi Papavrami, në koncertin “Brahms-Bethoven” në Gjenevë appeared first on Albinfo.