
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tani më është në Tiranë, shkruan albinfo.ch.
Sot, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë në Tiranë e ka rezervuar për studentët e Liceut Artistik.
Rita dje ishte e shoqëruar edhe nga nëna e saj, Vera Ora, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Rita Ora ndau me të rinjtë detaje për koncertin e madh të 6 shtatorit, por ndërkaq u shpreh e surprizuar me ndryshimet që ka pësuar qyteti i Tiranës.
“Ky qytet është rritur shumë! Ju çuna dhe goca jeni me shumë fat për këtë kryebashkiak. Është shumë “cool” dhe i përditësuar me kulturën, rininë, vlerat. E shoh çdo vit rritjen e qytetin dhe jam e surprizuar”, tha Rita Ora.
Ndërkohë sot pritet të performojë para audiencës shqiptare.
The post Tirana sot, nën tingujt e zërit të Rita Orës appeared first on Albinfo.