Ulqini pjesë e „Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri“

Pas ekspozitës „Künstler bauen Brücken“ mes artistëve shqiptarë dhe austriakë, „Javët e Kulturës…“ janë duke vazhduar me aktivitete të tjera të ndryshme dhe të llojllojshme.

Në  restorantin „Kastaniengarten“ në Schwechat, pak kilometra larg Vjenës, të dielën, më 7 nëntor, pritet të mbahet një mbrëmje muzikore me këngë të zgjedhura burimore shqiptare.

Më këtë rast të pranishmit do t’i argëtojë kantautori i njohur nga Ulqini, Suad Mehmeti me bendin “Djemtë e Ulqinit“.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

„Duke qenë se „Javët e Kulturës“ gjithnjë kanë pasur si mision që të mbledhin afër vetës vlerat kulturore, artistike dhe muzikore nga të gjitha trevat shqiptare, nuk do të kishte si të mbetej anash edhe pjesa e çmuar e trevave tona, siç është Ulqini ynë i dashur. Prandaj, jemi të lumtur që përmes zërit të kantautorit Suad Mehmetit dhe muzikë nga „Djemtë e Ulqinit“ t’i kemi pjesë të Javëve të Kulturës“, thotë për albinfo.at, Januz Saliuka, kordinator i këtij aktiviteti.

Javët e Kulturës Shqiptare në Austri organizohen nga Këshilli Koordinues i Shqiptarëve Shqiptare në Austri.

Platforma albinfo.at dhe albinfo.ch është sponzor medial i të gjitha aktiviteteve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Ulqini pjesë e „Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri“ appeared first on Albinfo.