
Është bërë e ditur se violinisti i njohur shqiptar, Aurel Qirjo, përfaqëson Shqipërinë në “Orkestrën e Tokës”, transmeton albinfo.ch.
Sot interpretohet dhe publikohet pёr herё tё parё kompozimi “Together is Beautiful” (“Së bashku është shumë bukur”), pjesë e cila interpretohet nga “Orkestra e Tokës”.
Duhet theksuar se violinisti i njohur në regjistrimin e pjesës së violinës interpretoi tipologji të muzikës shqiptare të Shqipёrisё sё Jugut.
“Orkestra e Tokёs” ёshtё bashkimi i muzikantёve tё shquar nga 197 vende të botёs.
Para 2 vjetësh filloi konkretizimi i nismёs për të gjetur nga një muzikant nga çdo vend i botës për t’u bashkuar në interpretimin e një pjese muzikore. /Albinfo.ch
The post Violinisti shqiptar, Aurel Qirjo, përfaqëson Shqipërinë në “Orkestrën e Tokës” appeared first on Albinfo.