
Violinisti shqiptar ka tërhequr vëmendjen edhe të televizioneve italiane, ku tregoi se si lindi kjo ide.
“Para 3 viteve, unë shkova në terapinë intensive. Kjo lidhet me kujtimin e lindjes së vajzave të mia, të cilat lindën në këtë repart në vitin 2014. Aty kam qëndruar një javë me vështirësi dhe ankth. Stafi i spitalit është shumë i mirë dhe na e kanë bërë ambientin sa më të mirë. Pas 4 vitesh, unë nisa të jap një kontribut nëpërmjet tingujve, të cilët kanë aftësi të ndikojnë direkt edhe te gjendja fizike e shpirtërore e fëmijëve” tha ai për A2, transmeton Albinfo.ch.
“Nëse të gjithë do të mendojnë për diçka pozitive të tillë, atëherë do të kishim bërë të mundur përmirësimin e gjendjes së njerëzve që na rrethojnë. Është kënaqësi, sepse një artist ndan me publikun emocionet dhe intimitetin, ndërsa këtu ti ndan emocionin direkt me personin, me prindërit e fëmijëve. Unë luaj me shpirt në atë moment”.
Por si është pritur Eugjeni nga stafi i spitalit? “Doktoresha Valeria Fasolato, në momentin që unë kam trokitur te dera, pasi ishte një improvizim, ajo e mirëpriti pa asnjë dyshim. Më hapi derën dhe unë kam vazhduar pa u ndalur”.
Eugjen Gargjola flet edhe për vajzat e tij binjake dhe vështirësitë që ato kanë kaluar. “Kanë lindur një muaj para kohe dhe kanë kaluar një javë në terapi intensive. Kjo është periudha më e shkurtër që kalojnë fëmijët e tu. Djana, nëna e vajzave, ishte shumë e merakosur, ndërsa unë isha shumë më i qetë dhe me besim pozitiv për mjekësinë”.
The post Violinisti shqiptar që bën muzikë në terapi intensive për fëmijët e sëmurë appeared first on Albinfo.