
Të premten në qytetin Voitsberg, nën patronatin dhe organizimin e kryetarit të kësaj komune si dhe në bashkëpunim me artistët e këtij qyteti u mbajt ekspozita e radhës e piktorit me përmasa ndërkombëtare, Haxhi Fejzullahu, përcjell albinfo.at.
Vlen të theksohet se tema e kësaj ekspozite ishte kryqëzimi dhe paraqitja e kulturës dhe traditës austrike dhe asaj shqiptare, ku autori në mënyrën më të mirë dhe më të shkëlqyeshme e paraqet përmes pikturave të tij.
Në këtë manifestim kulturor, përpos komunitetit shqiptar, miqve tanë austriakë morën pjesë edhe shumë popuj të nacionaliteve të tjera, ku vlerësuan punën e shkëlqyeshme të piktorit tonë Haxhi Fejzullahu.
Për të pranishmit kishte pika muzikore, koktej dhe ushqime tradicionale shqiptare.
Në fund u ndanë mirënjohje dhe dekorata për artistin në fjalë dhe të gjithë ata që kontribuan për këtë manifestim kulturor.
Dje në qytetin Kapfenberg u mbajt manifestimi tjetër kulturor “One World festival”, ku bashkon kulturën e të gjithë emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Austri.
Në një organizim të pashoq dhe me një udhëqje të mrekullueshme nga kryetari i Shoqatës Internacionale në Kapfenberg, Naim Sadiku, dhe veprimtari i devotshëm për çështjen kombëtare në Austri, Vehbi Haliti, u bë prezantimi i vlerave dhe kulturës së kombit tonë.
Falënderues dhe mirënjohje pa fund ndaj SHKA “17 shkurti” në Baden dhe nga këngëtarja e famshme Maria Lajçaj për paraqitjen e mrekullueshme në skenë.
The post Voitsberg: Ekspozitë nga piktori Haxhi Fejzullahu appeared first on Albinfo.