
Bëhet e ditur se shtëpia e parashikimeve për çmime të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Oscars, “Variety”, ka përfshirë aktoren Yllka Gashi në mesin e 15 aktoreve që do të përfshihen në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA), me ç’rast ka reaguar edhe aktorja Yllka Gashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falënderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film”, ka shkruar Gashi.
Lista e plotë:
Nicole Kidman
Niamh Algar
Emilia Jones
Jessica Chastain
Yllka Gashi
Lady Gaga
Jodie Comer
Alana Haim
Olivia Colman
Penelope Cruz
Tessa Thompson
Kristen Stewart
Jasmine Batchelor
Frances McDormand
The post Yllka Gashi, në mesin e 15 aktoreve në listën për çmimin “BAFTA” appeared first on Albinfo.