Protagonistja kryesore e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi, do të jetë pjesë e jurisë në edicionin e dytë të Festivalit të Filmit, “Art Without Limit International Film Festival”, përcjell albinfo.ch.

Në këtë festival, i cili do të zgjasë nga data 1 deri në 3 dhjetor, Gashi do të jetë presidente e jurisë.

AWLIFF është i vetmi Festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët janë në program për tu shfaqur, kanë si temë personat me aftësi të kufizuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Festivali është organizuar nga një grup i grave Artiste dhe NGO “Art Ëithout Limit” me drejtoreshë ekzekutive Ganimete Sava, ndërsa drejtor Artistik është regjisori; Burim Haliti, dhe drejtor i programit; Michael Stoeger.

The post Yllka Gashi, presidente e jurisë në ‘Art Without Limit International Film Festival 2021 appeared first on Albinfo.