
Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Vullnet Sadiku, i lindur dhe rritur në qytetin e Ferizajt, ka realizuar disa fotografi të bukura, e me njërën nga to konkurroi edhe në ekspozitën “SPS Photo Awards”, shkruan albinfo.ch.
Ai tregoi për Albinfo.ch se konkurrenca ishte e madhe, pasiqë kishte shumë fotografë nga e gjithë bota.
Fotoja me të cilën Vullnet Sadiku garoi në atë ekspozitë, ishte nga muri që ishte ekspozuar një femër, në një ndërtes të vjetër, ku ishte edhe reflektimi i ujit.
Fotoja u komentua shumë nga të pranishmit, për këndin e realizimit të saj dhe profesionalizmin e fotografit nga Kosova.
“Ishte eksperiencë shumë e mirë, takova fotografë të zhanreve të ndryshme, por më së shumti jam ndier mirë me ata zviceranë dhe komentet e tyre pozitive.
Vullnet Sadiku që nga mosha 14-vjeçare filloi të realizojë foto nga telefoni, duke kaluar në pasion të fotografive dixhitale nga aparati profesional. /Albinfo.ch
The post Zvicër: Vullnet Sadiku garoi për foton më të mirë në ekspozitën “SPS Photo Awards” appeared first on Albinfo.