
Këtë vit “Eurovision 2024” nuk do të numërojë Shqipërinë mes finalistëve të tij, pasi përfaqësuesja shqiptare, Besa Kokëdhima, me këngën “Titan”, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u kualifikuar nga gjysmëfinalja.
Besa nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme të publikut dhe jurisë për të vazhduar në garën e madhe finale.
Por, atë që nuk e arriti Shqipëria e arriti Zvicra me këngëtarin Nemo, që u kualifikua në finale.
Ai përfaqësoi Zvicrën me këngën ‘Kodi’. Kjo këngë këndohet nga Nemo, një ish-prodhues i repit dhe tani një muzikant i njohur në Zvicër, raporton albinfo.ch.
Kënga përfaqësuesese e Zvicrës në Eurovizion nuk u përmbahet konventave të zakonshme dhe kombinohet në tri zhanre – opera, rap dhe drum’n’bass.
Këto janë shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan në finale:
Letonia
Austria
Holanda
Norvegjia
Izraeli
Greqia
Estonia
Zvicra
Gjeorgjia
Armenia
The post Zvicra në finale, Shqipëria jo appeared first on Albinfo.