1-vjeçari i mbuluar me tatuazhe ndez polemika në rrjetet sociale

Mënyra e jetesës së zgjedhur nga një nënë e re e quajtur Shamekia Morris, për djalin e saj vetëm 1 vjeç po shkakton polemika në rrjetet sociale. Nëna e cila i pëlqen shumë tatuazhet, e ka mbuluar trupin me tatuazhe që kur djali i saj ishte gjashtë muajsh.

Duke punuar si stiliste në SHBA, Shamekia bëri tatuazh në trupin e djalit të saj, Treylin kur ai ishte vetëm gjashtë muajsh. Këto imazhe u bënë virale në internet dhe shkaktuan kritika të forta ndaj nënës.

Megjithatë, Shamekia nuk e fsheh dashurinë e saj për tatuazhet dhe nuk i vjen keq për veprimet e saj. Por, edhe natyra e përkohshme e tatuazheve nuk i pakësoi kritikat nga mediat sociale.

Pavarësisht kësaj, nëna vendosi të mos u frikësohej komenteve të publikut të gjerë dhe u mbrojt përmes rrjeteve të saj sociale:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk më intereson gjykimi i atyre që më kritikojnë, sepse është një mënyrë jetese që na pëlqen.”

Treylin mbushi 1 vjeç në qershor.