Fundviti përherë sjell një atmosferë të gëzueshme dhe çdokush përpiqet t’i kalojë sa më këndshëm festat, por argëtimi dhe zbavitja tashmë ka një stacion të përhershëm: Qendrën tregtare “Toptani Shopping Center”.

Për 3 ditë me radhë stafi menaxhues kishte menduar ta shndërronte këtë hapësirë në një skenë të vërtetë aktivitetesh.

Mbrëmjen e 24 dhjetorit, ritmet e muzikës e sidomos ajo festive, ndiheshin ngado. Në natën e Krishtlindjes, pra në 25 dhjetor, radhën për të festuar e kishin fëmijët, të cilët kaluan një mbrëmje mbresëlënëse me aktivitetet që organizatorët kishin përgatitur për ta, dhe ku urimet e vogëlushëve janë të ngrohta.

Atmosfera festive kulmoi mesditën e 26 dhjetorit, kur fëmijët u zhytën në botën e lojërave. Më pas çasti i shumëpritur, me dhuratat në duar vijnë edhe urimet e fëmijëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes këtij gëzimi u ndodhën përgjatë 3 ditëve dhe mbrëmjeve të pranishmit në hapësirën prej 60 mijë metrash katror të  “Toptani Shoping Center”, fare pranë qendrës së Tiranës, ku përpos blerjeve apo shplodhjes në baret dhe restorantet e qendrës tregtare, ata shijuan edhe lumturinë e vogëlushëve.